Taliata me gjoks pule, rukola, domate dhe djathe grana - Tagliata di pollo con rucola, pomodorini e grana
Taliata (italisht "tagliata") do te thote "prere". Ky term ne kuzhinen italiane perdoret per te treguar mishin te sherbyer te prere pikereshte. Zakonisht taliata behet me mish vici por jane shume te mira dhe te shishme edhe variantet te tjera si kjo me gjoks pule.
Perberesit per 2 porcione
- 2 gjoks pule
- 100g domate qershi
- 40 g rukola
- 20g djathe grana padano
- 2 luge gjelle vaj ulliri extravirgjer
- 2 luge vaj per te skuqur
- kripe
- piper
- rigon
Pergatitja
- Ne nje tigan te sperkatur me vaj skuq filetot e pules me kripe, piper dhe rigon.
- Nderkohe, duhen lare rukola, prere domatet te lara ne kater pjese dhe djathi grana ne copa te holla.
- Ve rukole ne pjatate ku do te shrebehet fileto.
- Kur filetot te jene pjekur, pre ato ne copa dhe ve ato mbi rukolen.
- Shto edhe domatet te prera dhe copat e dhjathit.
- Me ne fund kompleto pjaten me nje luge vaj extravirgjer.
- Taliata e pules mund te sherbehet sipas deshires e ngrohte ose te ftohte.