Salce bolonjeze - Ragù alla bolognese
Salca bolonjeze eshte nje salce me mish te grire tipike e guzhines bolonjeze (italiane).
Kjo lloj salce, tradicjonalisht, perdoret per te pergatitur tagliatellet, nje tip makaronash te fresketa qe behen me brumin me veze. Megjithate mund te perdoret edhe per te ber lazanjet (lasagne) ose per te shoqeruar polenten.
Kjo lloj salce nuk eshte e veshtir per te gatuar, por per ta ber te mire duhet pak durim sepse ka nevoj te zi me flak te ulet per shume ore. Ja pse kur gatuhet, zakonisht, behet ne sasi te medhaja.
Recetat per ragun jan te shumta por perberesit kryesor mbeten perher te njejtat: mishi i grire, salce domatesh, karotat, selini, qepa dhe vera nje got vere.
Perberesit per 1,5 kg ragù:
- 1kg mish te grire
- 800g salce domatesh
- 2 karrota te vogla (50g)
- 1 qepe e vogel (50g)
- 4 gjethe selino (50g)
- nje gote vere te bardh (200g)
- nje gote qumesht (200g)
- vaj ulliri
- kripe
- piper
- 3-4 gjethe dafini (fakultativ)
KUJDES: Qumeshti nuk eshte i domosdoshem por perdoret per te hequr aciditetin e domateve dhe mund te zevencohet me pak sheqer. Kurse dafini eshte fakultativ sepse ne recet origjinale nuk perdoret asnje lloj aromi.
Pergatitja:
- Pastro selinin (hiq edhe pjesen e siperme qe eshe shume fijore), karrotat edhe qepen.
- Gri himet me nje thike ose ne nje mixer.
- Ngrof nje tenxhere te thelle (ose nje tave) nje luge vaj ulliri.
- Hidhe perimet te grira dhe lei te skuqen pak minuta me flak te larte.
- Kur te jen skuqur mire, shto misshin e grire.
- Leje te skuqet edhe mishi me flak te ulet, duke perzier vazhdimisht.
- Kur mishi te jet skuqur, shto veren e bardhe dhe le te avulloj.
- Athere shto salcen e domateve (edhe dafinin po e perdore) dhe pak uij sa per te shplar enen e salces.
- Mbuloje tenxheren dhe le te valoj me flaken ne minimun per rreth pes ore. Kujtohu ta perzish ndonjehere dhe, nese eshte e nevojshme, shtoh pak uj.
- Kur te ket gati mbaruar koha e pjekjes rregullo me kripe dhe piper.
KESHILL: Per te saktuar a nevoitet me krip, provo ragun me nje cope buke.
- Fike zjarrin, shto qumshin dhe perzije.
- Fute ne kavanoza qelqi akome te ngrohte, mbylli dhe le te ftohen me koke poshte.