Tiramisù klasike - Receta origjinale
Tiramisù-ja eshte embelsira italiane me e njohur ne te gjithe boten.
Veriantet e kesaj embelsire jane te shumeta por receta klasike eshte ende me e perdorura.
Perberesit per 6 porcione
- 500g maskarpone
- 300g biskota savoiardi
- 150g sheqer
- 6 veze te fresketa
- 8 filxhan kafe (600ml) espresso ose moka
- kakao pluhur
Pergatitja
- Pergatite kafen (ose moken) qe do te nevojitet per le lagur biskotat, hidhe ne nje tase te vogel dhe leje te ftohet.
- Ndai te verdhat e vezes nga te berdhat.
- Me ndihmen e nje rrahesi elektrike, rrih te verdhat e vezes me gjysmen e sheqerit (75g) per disa minuta deri sa te formohet nje perberje kremose me nje gjyre te verdhe te hapur.
- Shto pak nga pake maskarponen duke vazhduar rrahjen ne shpejtesi minimale deri sa te kesh nje krem homogjene.
KESHILLE: Nese deshiron ne kete pasazh mund te shtosh 50g Marsala ose Rum
- Gjithashtu, rrih te bardhat e vezes ne nje ene tjeter.
- Shto sheqerin pak nga pak kur vezet te vazhdojne te bejne nje shkume.
- Rrihi vezet deri sa te formohet nje mas e bardhe qe nuk bie nga ena.
- Shto te bardhat sapo te rrahura ne kremin me maskarpone 2-3 luge ne nje here duke perzier me kujdes nga poshte ne larte deri sa te jen bashkura te dy masat.
- Kremi tiramisù-se eshte gati. Nese don te beshe nje pune me te sakte mund te fusesh kremin ne gje xhep pasticerije dhe ta lesh te pushoje 30 minuta ne frigorifer.
- Ve pak krem ne taven qe do te perdoresh per tiramisun (ose ne nje baze)
- Lagi biskotat savoiardi ne kafen te pergatitur me pare duke bere kujdes qe te mos jene shume te lagura por as shume te thata: biskotat duhet te thithin kafen por nuk duhet te thyhen.
- Mbulo biskotat me nje shtrese krem.
- Sperkat me pak kakao.
- Tani pergatit shtresen e dyte duke vendosu nje rrjesht me biskota siper kremit dhe mbulo me kremi te ngelur.
- Vendos tiramusun ne frigorifer per te pakten dy ore dhe para se te sherbehet embelsira sperkate siperfaqen me kakao.
KESHILLE: Kakao ne siperfaqe keshillohet te shtohet ne funde sepse ne frigorifer laget.
Ne vende te kakaos mund te perdoret cokollate ose mund te perzihen.