Makarona jeshile homemade
Makakaronat jeshile jane nje variant i makaronave klasike me veze. Me kete brume mund te behen peta per lazanja dhe te mbushura si tortelini ose makarona te gjata si spageti, papardele, taliolini, fetucine dhe taliatele ose akoma maltaliati dhe quadruci.
Perberesit per 4 porcione
- 300g miell
- 3 veze
- 100g spinaq
Pergatitja
- Mbas se te jen lare dhe thare gjethet e spinaqit, vei ne nje tigan te ziejne me pak uj per rreth 5 minutash.
- Kullo spinaqin dhe shtrydhi mire per te ti hequr sa me shume uj te mundur.
- Me nje blender ve spinaqin te kulluar dhe vezet dhe ndize deri sa te kesh nje krem.
- Hap miellin te situr ne nje tavoline pune.
- Be nje grope ne mes dhe shto kremin e spinaqit.
- Puno brumin me nje pirun deri sa te jene inkorporuar te gjithe perberesit.
- Vazhdo te punesh brumin me duart per 10 minuta deri sa te mos te ngjisi me per te ta pasur elastik.
- Le brumin te pushoj i mbuluar per 30 minuta.
- Brumi eshte gati per te tu hapur dhe te formuar makaronat te deshiruara. Hape te holl per lazanje ose makarona te mbushura, pak me te trash pe te bere spagete, papardele dhe te tilla.
- Le makarona sapo te formuara te thahen per 20-30 minuta.
- Tani jane gati per te ti gatuar ne uj te valuar me kripe. Koha e valimit te makaronave jeshile ndryshon ne varesi te madhesise dhe te shpesesise se tyre po zakonishte shkon nga 2 deri ne 5 minuta.
SHENIM: Makaronat te gjata marin emera te ndryshe sipas gjeresise te tyre:
- taliolini (tagliolini) jane te gjera 2mm;
- taliatele (tagliatelle) jane te gjera 5mm;
- fetucine (fettuccine) jane te gjera 7mm;
- papardele (pappardelle) jane te gjera 12mm.
Ndersa spagetit jane akoma me te vogla se taliolinit.
Kuadruci /quadrucci) jane makarona me forme kudrate.
Maltaliati (maltagliati) mund te behen me brumin e mbetur dhe kan forma te ndryshme. Ne fakte maltaliati do te thote "prere keq".
Nga e majta ne te djathten: spageti, taliolini, taliatele, fetucine dhe papardele.
|