Njoki me patate homemade

receta e njoki - kuzhina italiane

Te pergatisesh njokit me patate ne shtepi nuk eshte e veshtire por duhet bere kujdese lloji i patate te perdorura dhe sasija e miellit.
Patatet duhet te jene ato me lekure te trashe dhe brume te bardhe qe kane me shume niseshte.
Ndersa mielli duhet perdorur ne nje sasi sa me te ulet kshu qe njokit te ngelen me shijen e patateve dhe jo te miellit.

Perberesit per 4 porcione

  • 1 kg patate
  • 150g miell
  • 80g semola (ose miell per tavolinene e punes)
  • pak arremyshke
  • pak kripe

Pergatitja

  • Valoj patatet deri sa te te jene te buta. Nguli me nje pirun dhe nese ky hyn pa veshtiresi athere jane gati.
  • Ndaj patate pergjysem dhe hiq lekuren e tyre duke bere kujdese te mos digjesh.
  • Shtypi patatet me nje pirun ose me shtypesen e patateve.
receta e njoki
  • Hapi patatet te tavolina e punes dhe kur nuk avullojne me por jane akoma te ngrohta eshte momenti qe te shtosh miellin, kripen dhe arremyshken. Mielli shtohet ne tre here: 1/3 heren e pare dhe kur eshte inkorporuar me patatet shtohet 1/3 tjeter dhe me nu fund pjesa e ngelur duke e punuar brumin sa me pak kohe. Pesha e miellit mund te ndryshoje sipas patateteve te perdorura keshtu qe mund te nevoiten me shume ose me pake se 150g.
  • Sperkat tavolinen e punes me pak semola.
  • Ndaje brumin ne pjese me te vogla dhe formo me ato shirita te trasha sa nje gishte.
  • Prit shititat ne copa me te vogla te gjata pak a shume 2cm dhe te renda 7-9g dhe jepi nje forme rrumbullake.
  • Jepi formen klasike e njokit me nje pirun: duke i shtypur pak rrubullaket te formuar me gishtin, terhiqi te kurrizi i pirunit nga larte deri poshte si ne figurat ketu poshte. 
  • Vendosi njokit te perfunduara me nje tabaka te sporkatur me semola ose miell dhe vazdho keshtu deri sa te mbarohet brumi.
si te bejme njoki
  • Njokit jane gati per te ti gatuar ne uj te zier me kripe dhe, ne momentin qe dalin ne siperfaqe, do te jene pjekur. Hidhi direkte te tigani me salcen e deshiruar dhe sherbej te ngrohta.
si behen njokit - receta gatimi italiane

commenti
commenti
Komento me profilin te deshiruar:
commenti google
commenti blogger
commenti facebook

Commenti

Post popolari in questo blog

Tiramisù klasike - Receta origjinale

Si te bejme nje krem pasticerie perfekte

Salce bolonjeze - Ragù alla bolognese