Pesto gjenoveze - Pesto genovese
Pesto gjenoveze eshte nje lloj salce e pergatitur me perberes paperpunuar qe ka origjine ne Liguria, ne Italine e veriut. Receta tradicionale parashikon perdorimin e havase prei mermeri dhe shtypeses pre druri, por mund te behet edhe me nje mikser.
Ketu do te gjesh receten tradicionale edhe ca keshilla per te ber nje pesto sa me te mire ne te dyja menyret.
Perberesit:
- 100g vaj ekstravirgjer ulliri
- 50g gjethe borzilok
- 70g diath parmixhano te grire (parmigiano reggiano)
- 30g diath dele te grire (pecorino)
- 16g stika pishe
- 1 thelpni hudhra
- pak kripe e trashe
Pergatitja me hava:
- Pastro gjethet e borzilokut me nje picet pak fare te but me shume kujdesi. Mos i laj ne uj te rrjedhshem sepse gjethet jane shume delikate: mund te prishen, humbin aromen e tyre te mire dhe ngjyren e gjelber gjate shtypjes ne hava.
- Ve ne havan hudhrat te pastruara me pak krip te trash. Vazhdo shtypi deri sa te formohet nje krem.
- Athere shto gjethet e borzilokut me pak kripe te trashe. Kripa nevoitete per te mbajtur ngjyren e gjelbert te borzilokut.
- Shtypi gjethet me nje levizje rrotulluese nga e majta ne te djathten dhe, ne te njejtin moment, levize havan ne anen tjeter (nga e djathta ne te majten). Ky proces duhet te behet me kujdesi por edhe me shpejtesi kshu qe gjethen mos te rrin shume kohe te ekspozuar me oksigjenin.
- Kur te jen shtypur edhe stikat, shto nga pak djthrat e grire duke perzier vazhdimisht per te pasur nje salce homogjene.
- Me ne fund shto edhte vajin e ullirit.
Konservimi. Salca eshte gati per ta perdorur. Mund te mbahet ne frigorifer per 2-3 dite e mbuluar me pak vaj ne spierfaqe. Ose mund te futet ne ngrirje dhe te nxirret ca ora para perdorimit kshu qe te shkrihet.
Pergatitja ne mikser:
Pergatitja i pestos me mikser eshte me e shpejte, po sigurisht nuk ka te njejten shije. Mikseri ideal per peston eshte me tehet plastike kshu qe mos te dali i hidhet.
- Para se me pergatitur peston, vendos mikserin me tehet ne frigorifer per te pakten nje ore.
- Ve borzilokun, kripen, hudhren, stikat edhe vajin te mikseri dhe vazhdo duke e grire nga pak. Ndeze mikserin per pak seconda dhe fike ndeze-fike-ndeze-fike kshu qe mos te nxehen tehet.
- Kur te kesh perftuar salce shto diathrat e grira (te ftohta edhe keto te fundit). Ndize akoma dy-tre here mikserin dhe salca eshte gati.
Makaronat ideale per kete lloj salce jane trofie, trenete dhe njoki por mund te perdoresh llojen e deshiruar.