Post

Visualizzazione dei post da ottobre, 2017

Rizoto me kerpudha - Risotto ai funghi

Immagine
Risotto eshte nje metode tipike e gatimit te orizit ne kuzhinen italiane. Karakteristika kryesore e kesaj pergatitjeje eshte mirembajtja e amidave qe ne fund te gatimit i lidh kokrrat e orizit midis tyre si nje krem. Rizoto me kerpudha eshte nje recet ideale ne vjeshte stina e ketyre te fundit. Perberesit per 4 porcione 280g oriz 3 00g kerpudha 1 thelpni hudher 1 qepe 1/2 gote vere te bardhe 30g gjalpe 20g djathe parmixhano kripe piper majdanoz 1 liter uj  1 dado vegjetal Pergatitja Vendos ne zjarr nje tenxhere me 1 liter uje dhe 1 dado perimesh. Lengu duhet mbajtur gjithmone duke vluar ne menyre qe kur t'ia hedhesh rizotos te mos ngadalesohet gatimi. Nderkohe, pastro kerpudhat duke i hequr dheun nga pjesa e kembes. Kujto qe kerpudhat e fresketa nuk duhen lare.  Priti kepudhrat ne feta te holla dhe le ato ne nje ane. Pergatite perberesit te tjere: gri himet qepen dhe majdanozin, me kurrizin e thiken shtype hudhren (ose grije him...

Merluc me ullinj dhe domate qershi - Merluzzo con olive e pomodorini

Immagine
Filete merluci i gatur ne furre me domate dhe ullinj eshte nje pjate e dyte shume e shishme dhe mjafte e shpejte qe mund te pergatitet per nje darke te lehte ose per te ndjekur nje pjate te pare si per shembull pakerit me midhje . Perberesit per 5 porcione 5 filete merluci 250g domate qershi 100g ullinj te zeza pa fara 1/2 gote vere te bardhe kuzhine 2 luge vaj ulliri extravirgjer 1 thelpni hudher kripe majdanoz Pergatitja Ndize furrin ne 180°C. Ndrkohe qe furri ngrohet, pre domaten ne 4 pjese, gri himet majdanozin dhe shtype hudhren me kurrizin e thikes (ose grije himet nese nuk do te ta heqen ne fund te pjekjes). Sperkate nje tepsi me dy luge vaj ulliri extravirgjer. Ve filetet e merlucit. Shto domatet, ullinjt dhe hudhren. Shto sipas deshires kripe dhe majdanoz. Me ne fund sperkati filetet me gjysem gote vere te bardhe. Pjeke merlucon per 12-15 minuta me 180°C. Sherbej filetet e merlucos akome te ngrohta dhe te sperkatura me legun e pjekjes.